Llapi në epërsi ndaj Prishtinës pas pjesës së parë

Llapi në epërsi ndaj Prishtinës pas pjesës së parë

14:20, 11/12/2021

Llapi ka mbyllur në epërsi pjesën e parë të derbit ndaj Prishtinës, në xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi po udhëheq 2:1.

Kjo ndeshje po zhvillohet në Lipjan në stadiumin “Sami Kelmendi” pasi fusha në Merdar nuk plotëson kushtet për lojë pas reshjeve të shiut në ditët e fundit.

 

Llapi kaloi në epërsi në minutën e 24-t, pas autogolit që e shënoi Benet Ismaili.

Rezultatin e dyfishoi Francisco Rivera në minutën e 27-të.

Llapi e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 40-të nëpërmjet Kushtrim Shabanit, por u anulua nga VAR-i më pas. Tre minuta më vonë, Prishtina ngushtoi epërsinë në 2:1. Ishte mesfushori Arlind Shabani që shënoi me kokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco