A do të shkojë Italia në Kupën e Botës? Ja çfarë thotë trajneri i kombëtares Mancini

A do të shkojë Italia në Kupën e Botës? Ja çfarë thotë trajneri i kombëtares Mancini

13:35, 11/12/2021

Trajneri i kombëtares italiane , Roberto Mancini , ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën  L'Equipe, duke folur edhe për play-off-et që do të përballen Azzurrit në mars për të hyrë në Botërorin 2022.

 Kampionët në fuqi të Evropës do të përballen me Maqedoninë në gjysmëfinalet në Palermo dhe më pas në finale, në rast suksesi,  me Portugalinë në Lisbonë apo Turqia në Stamboll:

" Kemi pasur shumë mundësi për t'u kualifikuar më herët, vetëm detajet që na kanë kthyer në favor më parë u kthyen kundër nesh. Ne dominuam dy ndeshjet me Zvicren por nuk kemi fituar as një. Tani duhet te perveshim menget dhe te mendojme per te ardhmen.E dime qe kemi kualitete per te fituar dhe do ja dalim'

Në rast të humbjes në play-off, Italia do të humbiste Kupën e Botës për të dytën herë radhazi.

 Mancini foli për krahasimet me 2018:

" Djemve u thashë se ka momente kur gjërat shkojnë keq dhe të tjera kur shkojnë mirë: është pjesë e sportit. Në kombëtare, nëse nuk shkon në një Botëror, duhet të presim katër vjet, që në karrierën e një futbollisti është një kohë e gjatë.Sot jemi sërish në një situatë të komplikuar, duhet të fitojmë dy ndeshje për të shkuar në Katar, megjithatë jemi një ekip i shkëlqyer, që sapo ka fituar Kampionati Europian. Ky është demonstrimi se në futboll, edhe kur e meriton, ndonjëherë nuk fiton. Ne e merituam kualifikimin për një kohë të gjatë dhe përkundrazi gjendemi në një situatë shumë të vështirë. Por pikërisht në vështirësi duhet të jesh i fortë ."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco