I ashpër në fushë por mbrojtësi portugez ka fjetur me nënën e tij deri në moshën 17 vjeccare

I ashpër në fushë por mbrojtësi portugez ka fjetur me nënën e tij deri në moshën 17 vjeccare

12:42, 11/12/2021

Pepe mund të shihet si një nga futbollistët më të ashpër sot, por mbrojtësi veteran ka fjetur në shtratin e nënës së tij deri në moshën 17-vjeçare.

Edhe pse ai ishte zhvilluar fizikisht, Pepe ende kërkonte një sasi të madhe dashurie dhe vëmendje nga mamaja e tij.

“Deri sa erdha në Portugali, në moshën 17 vjeçare, kam fjetur me nënën time, kështu që imagjinoni se si ishte”, tha Pepe duke qeshur.

“Unë isha tashmë i madh dhe flija me prindërit e mi, kështu që imagjinoj se babait nuk i pëlqente të më kishte atje”.

Edhe pse ai ka përfaqësuar Portugalinë në 123 ndeshje, Pepe u rrit në Brazil dhe u zhvendos në për të çuar më tej karrierën e tij futbollistike në adoleshencë të vonë, shkruan Sport Bible.

Ishte në Real Madrid ku ai fitoi reputacionin e tij si një mbrojtës i ashpër, duke fituar tre tituj të La Ligës dhe tri Liga të Kampionëve në 334 ndeshje në nëntë sezone.

Qendërmbrojtësi ka marrë 167 kartonë të verdhë dhe 12 të kuq për klubin dhe vendin.

Por edhe me gjithë këtë, si shumë prej nesh, ai kishte nevojë të ishte ende në krahët e nënës së tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco