Zbulohet rroga e Armando Brojës, e quajnë transferimi më i vlefshëm në Premier Ligë

Zbulohet rroga e Armando Brojës, e quajnë transferimi më i vlefshëm në Premier Ligë

12:25, 11/12/2021

Transferimi i Armando Brojës në huazim nga Çelsi te Sauthemptoni ka qenë një fitore e dyfishtë. Nga njëra anë lojtari ka gjetur mundësinë që të luajë rregullisht në Premier Ligë, ndërsa nga ana tjetër edhe Sauthempton po përfiton nga forma e tij që të sigurojë pikë të rëndësishme e qëndrojë jashtë zonës së ftohtë të klasifikimit, që është objektivi i sezonit.

Sipas një studimi të kryer në Angli nga “Bettingodds”, rezulton se pikërish transferimi i sulmuesit shqiptar në formë huazimi është më i vlefshmi i këtij sezoni në Premier Ligë, në raportin e parave të shpenzuar kundrejt pikëve të fituara.

Broja rezulton se ka qenë në fushën e lojës duke siguruar 12 pikë me skuadrën e Sauthempton, ndërsa ka një rrogë prej vetëm 7500 paund në javë në klubin e tij. Sipas përllogaritjeve, Sauthempton deri tani ka shpenzuar 127500 paund për Brojën deri në javën e 15 të Premier Ligës, me një mesatare prej 10265 paund për pikë të fituara me lojtarin në fushën e lojës.

Kjo e bën Brojën futbollistin më të vlefshëm në futbollin anglez aktualisht, pasi vendi i dytë i përket Andros Tausend, i cili i ka kushtuar deri tani Evertonit 40 mijë paund për pikë të siguruar me të në fushë, pas transferimit nga Kristal Palas.

Duke llogaritur se Romelu Lukaku rezulton të ketë kushtuar më shumë se 5,1 milionë paund për pikë, nuk është çudi që tifozët e Çelsit kërkojnë kthimin e sulmuesit shqiptar sa më parë në klubin londinez. (Panorama Sport)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco