Shkëmbeu fanelën me mbrojtësin e Liverpoolit, Ibrahimovic shpjegon pse

Shkëmbeu fanelën me mbrojtësin e Liverpoolit, Ibrahimovic shpjegon pse

12:10, 11/12/2021

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka zbuluar arsyet pse ai shkëmbeu bluzat me mbrojtësin e Liverpoolit, Ibrahima Konate, pas ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve në grupin B.

AC Milan kishte humbur 2-1 nga skuadra e Liverpoolit, e cila i largoi ata nga Liga e Kampionëve UEFA në fazën e grupeve. Pas ndeshjes, Ibra u ndesh me Konaten dhe shkëmbeu fanellat me lojtarin francez U-21.

Kjo bëri që mediat të vërshojnë për pak kohë pasi Ibra është një lojtar i njohur për shumë si egoist dhe nuk njihet për të shkëmbyer fanellat me ndonjë futbollist, aq më pak t’i kërkojë ai këtë ndonjë futbollisti. Megjithatë ishte 40-vjeçari që donte fanellën e mbrojtësit të ri.

Francezi ishte i jashtëzakonshëm në duelet me suedezin dhe pengoi çdo kërcënim nga ai, i cili më pastaj tha se Konate i bëri përshtypje shumë dhe ‘fitoi të gjitha luftimet me [të] në tokë dhe në ajër’.

“Kërkova të shkëmbeja fanellat me mbrojtësin e Liverpool-it, Konate, ai fitoi të gjitha ndeshjet me mua në tokë dhe në ajër, i thashë se do të jetë një mbrojtës i madh në të ardhmen dhe se i mban mend mirë fjalët e mia”, deklaroi Ibrahimovic pas ndeshjes.

Pasi iu bashkua Liverpoolit nga RB Leipzig si nënshkrimi i vetëm i verës së Reds, Konate ka qenë në rotacion në qendër të mbrojtjes së Liverpool-it duke luajtur si dyshe me Virjil Van Dijk, Joel Matip, Joe Gomez dhe së fundmi Nat Phillips.

I riu është vlerësuar nga shumë për të qenë një yll në të ardhmen duke filluar nga menaxheri i tij Jurgen Klopp dhe tani Zlatan Ibrahimovic i është bashkuar këtij mendimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco