Conference League/ Anulohet ndeshja Tottenham - Rennes, Spursat rrezikojnë eliminimin

Conference League/ Anulohet ndeshja Tottenham - Rennes, Spursat rrezikojnë eliminimin

11:28, 11/12/2021

UEFA bëri të ditur këtë të shtunë se ndeshja e javës së fundit të fazës së grupeve në Conference League ndërmjet Rennes dhe Tottenham është anuluar përfundimisht, për mungesë të një date tjetër për zhvillimin e kësaj ndeshje. Një vendim i marrë pas pamundësisë së Spurs për të luajtur këtë ndeshje vendimtare për kualifikim në fazën me eliminim direk, dhe kjo për shkak të 13 rasteve të Covid-19 brenda klubit (8 lojtarë dhe 5 anëtarë të stafit).

Në komunikatën e UEFA-s lexohet që është e pamundur që ndeshja mes Tottenham dhe Rennes të luhet brenda këtij viti siç është në rregulloren e UEFA-s për shkak të mungesës së dative të lira dhe në këtë mënyrë londinezët me shumë gjasa do e humbasin ndeshjen 0-3 në tavolinë pasi Rennes bëri detyrën duke udhëtuar drejt Anglisë në mesjavë. Në këtë mënyrë në fazën tjetër të Conference League do të shkojë skuadra holandeze e Vitesses që fitoi sfidën ndaj Muras me shifrat 3-1 duke zbritur skuadrën e Contes në vendin e 3-të në grup.

“Si rezultat, ndeshja nuk mund të luhet më dhe çështja do t'i referohet Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s për një vendim që do të merret në përputhje me Aneksin J të rregulloreve të garave të sipërpërmendura. Në këtë rast, Tottenham është skuadra përgjegjëse për moszhvillimin e ndeshjes,  që do t'i sjell humbjen 3-0 në fushën e blertë dhe eliminimin nga kompeticioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco