Marcelo preferon Evropë, para Brazilit

Marcelo preferon Evropë, para Brazilit

11:31, 11/12/2021

Kanë kaluar 14 vite që kur mbrojtësi brazilian Marcelo është bashkuar me Real Madridin.

Mbrojtësi i majtë brazilian që nga ardhja në Evropë nuk ka lëvizur nga kryeqyteti spanjoll Madridi.

Këtë vit hapësirat për brazilianin janë të pakta dhe ai po mendon largimin nga Santiago Bernabeu, me kontratën që i skadon në verën e vitit 2022.

Flamengo, Fluminense dhe Corinthians janë skuadrat që kanë shprehur interesim për ta rikthyer Marcelon në Brazil, por këto klube nuk janë në planet e tij.

33-vjeçari dëshiron që të qëndrojë edhe më tej në Evropë dhe sipas mediave spanjolle Marcelo synon që ta vazhdoj karrierën në Itali ose Portugali.

Këto dy kampionate pëlqehen shumë nga veterani i cili po shikon ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

Nuk përjashtohet mundësia që Marcelo të vazhdojë karrierën edhe në SHBA, ku disa klube nga MLS e duan atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco