VIDEO/ Lojtarit të Sampdorias iu dha një gol në derbin e madh të qytetit pasi u largua nga loja

VIDEO/ Lojtarit të Sampdorias iu dha një gol në derbin e madh të qytetit pasi u largua nga loja

11:13, 11/12/2021

Si mysafire në derbin e qytetit, Sampdoria mundi Genoan 3-1, teksa Derby della Lanterna u shënua nga një situatë e pazakontë kur një gol iu dha Manolo Gabbiadinit, një lojtar i Sampa-s i cili më parë ishte larguar nga loja.

Ish-sulmuesi i Napolit dhe Southampton shënoi golin e tretw për Sampdoria 3-0 në minutën e 67-të, por fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje.

Ndërkohë Gabbiadini u zëvendësua dhe situata e golit u rishikua me ndihmën e VAR-it. Pas pak çastesh arbitri Doveri ka treguar me gisht në qendër, pas së cilës erdhi një festë e madhe e futbollistëve të Sampdorias.

Pas 17 ndeshjeve të luajtura, Sampdoria është në vendin e 14-të me 18 pikë, ndërsa Genoa është e parafundit me vetëm dhjetë pikë.

Ju mund të shikoni golin këtu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco