Bënte ‘Siuuu’-n e Ronaldos pas çdo seti të ushtrimeve, ja çka bën fitnesi me klientin

Bënte ‘Siuuu’-n e Ronaldos pas çdo seti të ushtrimeve, ja çka bën fitnesi me klientin

09:20, 11/12/2021

Një fitnes i është përgjigjur në Instagram pas pretendimeve se ata kërcënuan se do të përjashtonin një anëtar që bërtet vazhdimisht shprehjen ‘SIUUUU’ të Cristiano Ronaldos, çdo herë që ai përfundonte një set të ushtrimeve.

@kiiranjjeeet u bë virale në Twitter pasi postoi një pamje të një emaili ku ‘The Gym Group Southall’ e kishte paralajmëruar atë për sjelljen e fundit.

Palestra njoftoi se sjellja e tij ishte “edhe një herë e papranueshme” dhe arsyeja e deklaruar ishte “Të bërtiturit në mënyrë të përsëritur SIUUU pas çdo seti”.

Email-i gjithashtu shtoi se “sjellja e përsëritur e keqe” do të rezultonte në përfundimin e anëtarësimit.

Mbi 35,000 pëlqime u bënë në postim, por fatkeqësisht ishte shumë e mirë për të qenë e vërtetë.

Image: Instagram

Në faqen e tyre zyrtare në Instagram, palestra ka bërë të ditur se ato pretendime janë gënjeshtra: “Kjo nuk është e vërtetë!” shkruan ata, shoqëruar me një screenshot të emailit të rremë.

“Ne @thegymgroup southall nuk do të dërgonim një paralajmërim për këtë. Për kontekstin, është një meme e Cristiano Ronaldos”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco