Newcastle ofroi 50 milionë euro për lojtarin, Benfica refuzon

Newcastle ofroi 50 milionë euro për lojtarin, Benfica refuzon

23:02, 10/12/2021

Pavarësisht se janë bërë klub i pasur në futboll, as klubet tjera dhe as lojtarët nuk po ia bëjnë të lehtë punën Newcastles për të forcuar skuadrën.

Laraskat janë të parafundit në Ligën Premier me vetëm 10 pikë, kështu që drejtuesit po duan përforcime që në janar

Megjithatë, në përpjekjen e tyre të fundit për të kapur një nga sulmuesit me në modë në Evropë, Newcastle janë përballur sërish me refuzim.

Siç raporton gazeta portugeze Record, Darwin Nunez nuk do të largohet nga skuadra Benfica për në Angli. Të paktën jo në muajin e ardhshëm të janarit.

Newcastle shkoi në Lisbonë për të tentuar të mbyllte një marrëveshje me Darwinin, por Benfica e ka refuzuar shpejt.

22-vjeçari ka shënuar ka 11 gola në 18 ndeshje këtë sezon.
Në listën e kërkuesve, përveç të dyja klubeve nga qyteti i Milanos, Borussia Dortmund, Manchester City dhe FC Barcelona, ​​spikat edhe Atlético Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco