Klopp: Gerrard duhet të festojë si djalli

Klopp: Gerrard duhet të festojë si djalli

21:49, 10/12/2021

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë që Steven Gerrard duhet të festojë “si i çmendur” nëse Aston Villa shënon kundër Liverpoolit të shtunën.

Gerrard është ish-kapiten dhe legjendë e të Kuqve, por tash është në krye të Aston Villës si trajner dhe do të përballet me ish-klubin e tij në kuadër të Premier Ligës.

“Ai është djalë i mrekullueshëm dhe do të vijë këtu dhe do të dojë që ta fitojë lojën e futbollit dhe pasi t’i shtrëngojmë duart, do t’i japim gaz deri në fund dhe më kujtohet kur shënuam për Dortmundin kundër Mainzt, harrova krejt për tregimin tim në Mainz dhe pata festuar si djall i çmendur”, ka thënë Klopp.

“Ai lejohet ta bëjë të njëjtën gjë, vetëm shpresoj që nuk ka arsye për atë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco