Ishte 35 minuta me vonesë, Allegri përjashton futbollistin

Ishte 35 minuta me vonesë, Allegri përjashton futbollistin

20:44, 10/12/2021

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka pezulluar mesfushorin Arthur pas vonesës 35 minuteshe.

Në stërvitjen e sotme Arthur arriti me vonesë dhe kjo sjellje nuk i pëlqeu aspak teknikut italian i cili në shenjë dënimi vendosi ta largoj nga lista e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e së shtunës ndaj Venezias.

“Arturi ishte i pafat këtë mëngjes. Ka ardhur me vonesë dhe nuk do të ftohet. Të jesh vonë një ditë para ndeshjes nuk është mirë, kështu që nuk do të udhëtojë me ekipin. Këto gjëra ndodhin. Ai do të rikthehet në stërvitje të martën”, ka shpjeguar trajneri në një konferencë për shtyp.

 

Kjo nuk është hera e parë që mesfushori brazilian është dënuar nga klubi.

Në muajin prill të këtij viti 25 vjeçari u dënua për pjesëmarrje në një festë private tek futbollisti Dybala, gjë kjo që ishte e ndaluar me rregullat antiCovid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco