Interi i gjymtuar, Inzaghi konfirmon mungesat për derbin me Romën

Interi i gjymtuar, Inzaghi konfirmon mungesat për derbin me Romën

16:38, 03/12/2021

Kriza e lëndimeve të Interit vazhdon pasi Stefan de Vrij, Andrea Ranocchia dhe Matteo Darmian nuk pritet të rikuperohen për ndeshjen kundër Romës.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, do të ketë pak mundësi në mbrojtje kur ‘Nerazzurrët’ të përballen nesër me Romën e José Mourinhos në Stadio Olimpico.

“Ne jemi ende pa Ranocchian dhe Darmian, De Vrij dhe Kolarov nuk kanë shumë shanse, mendoj se ata do të jenë të disponueshëm kundër Real Madridit ose Cagliarit”, tha Inzaghi.

“Bastoni nuk ka më temperaturë, por nuk është stërvitur ende me ne. Disa lojtarë morën goditje aty-këtu, kështu që unë do të më duhet t’i vlerësoj ato.

“Nuk është e lehtë të luash çdo tre ditë, duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje listës së ndeshjeve, duke bashkuar ndeshjet ndërkombëtare në një periudhë të vetme. Ne trajnerët duhet të përshtatemi dhe ne po e bëjmë këtë.”

Darmian dhe Ranocchia morën lëndime në fillim të kësaj jave dhe pritet të qëndrojnë jashtë fushës për 15-20 ditë.

De Vrij pësoi një dëmtim të muskujve ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Holandën dhe ka munguar në katër ndeshjet e fundit të Interit kundër Napolit, Shakhtar Donetsk, Venezia dhe Spezia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco