Laporta: Dua që Dembele të qëndrojë në Barcelonë, ai është më i mirë se Mbappe

Laporta: Dua që Dembele të qëndrojë në Barcelonë, ai është më i mirë se Mbappe

16:38, 03/12/2021

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka bërë një deklaratë “interesante” për TV3, teksa fliste për futbollistin e klubit katalanas, Ousmane Dembele.

Laporta pret që Dembele të rinovojë kontratën, ndonëse negociatat kanë kohë që vazhdojnë dhe nuk japin rezultat konkret.

"Ne kemi një marrëdhënie të mirë me Dembelen, ai dëshiron të qëndrojë. Gjithashtu, ne duam që ai të qëndrojë sepse është një futbollist i madh. Situata si kjo kërkojnë negociata me përfaqësuesit që duan më të mirën për lojtarin. Jam i emocionuar për Dembelen, është një lojtar më i mirë se Kylian Mbappe”, tha Laporta.

Presidenti ka premtuar se do të përpiqet të përmbushë dëshirat e trajnerit të ri Xavi Hernandez dhe të sjellë disa përforcime në janar.

"Xavi më ka kërkuar përforcime, do të mundohem t’ia plotësoj dëshirat. Megjithatë, për momentin nuk mund të manovrojmë me kufirin e pagës", përfundoi Laporta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco