Cristiano Ronaldo: Le të rinisemi edhe njëherë

Cristiano Ronaldo: Le të rinisemi edhe njëherë

15:14, 03/12/2021

Cristiano Ronaldo ka komentuar largimin e Michael Carrick nga pozicioni i trajnerit të përkohshëm te Manchester United.

Carrick e ka pasur edhe shok ekipi tek United, teksa CR7 shprehet i bindur që anglezi do të bëhet një trajner i suksesshëm.

Në të njëjtën kohë, sulmuesi i “Djajve të Kuq” uron edhe trajnerin e ri Ralf Rangncik në stolin e skuadrës angleze.

“Carrick ka qenë një futbollist klasi dhe ka të gjithë shanset për t’u bërë një trajner i madh. Asgjë nuk është e pamundur për atë djalosh. Unë ndihem krenar që kam luajtur në një skuadër me të dhe që e kam pasur trajner në pankinën tonë.

Por, tani është momenti t’i themi mirë se erdhe Rangnick. Le të rinisemi edhe njëherë”, deklaroi ylli portugez i Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco