Mashtrimet me transferimet e lojtarëve/ Avokati i Juventusit sqaron situatën

Mashtrimet me transferimet e lojtarëve/ Avokati i Juventusit sqaron situatën

14:21, 03/12/2021

Gjashtë drejtues të Juventusit, mes të cilëve presidenti dhe zv.presidenti, Andrea Agnelli dhe Pavel Nedved, dyshohen për falsifikimin e llogarive financiare.

Drejtuesit e Juventusit dyshohen për falsifikim të transaksioneve dhe raporteve financiare në periudhën 2019-2021 dhe së bashku me Agnelli dhe Nedved, mes të dyshuarve është edhe ish-drejtori sportiv Fabio Paratici, raporton “Corriere dello Sport”.

Lidhur me situatën ka folur avokati, Maurizio Bellacosa.

“Dekreti i djeshëm i kërkimit nuk modifikon hipotezat hetimore të dispozitës së mëparshme të njoftuar të premten e kaluar, por specifikon ekzistencën e supozuar të dokumentacionit që për momentin nuk është gjetur”.

Këtë e pohon për ANSA avokati Maurizio Bellacosa i studios ligjore Severino, i cili mbron Juventusin dhe avokati Davide Sangiorgio, i cili mbron të dyshuarit e kompanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco