Tërhoqi vëmendjen me deklaratën 'ikni nga Shqipëria' Ilir Suli punësohet në Kamzë

Tërhoqi vëmendjen me deklaratën 'ikni nga Shqipëria' Ilir Suli punësohet në Kamzë

10:58, 03/12/2021

Muaj më parë ish-nënkampioni i Botës në peshëngritje Ilir Suli i tronditi të gjithë me deklaratën e tij.

“Këtu në këtë vend çfarë s’po ndodh. Bëni mirë të ikni nga Shqipëria, më dëgjoni mua’ u shpreh Suli i cili shpesh herë ka treguar se është i papunë.

Ndërsa së fundmi në një intervistë për News24 Suli ka rrëfyer se është punësuar si trajner në krye të ekipit të Kamzës.

Megjithëse tashmë ka një punë, ai thotë se i qëndron deklaratës së bërë pak muaj më parë.

''Pavarësisht se punoj te ekipi i Kamzës, i qëndroj deklaratës time, ikni nga Shqipëria me vrap”- tha ish kampioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco