Agjenti i Eriksen: Christian është optimist dhe energjik, por nuk është ende momenti për...

Agjenti i Eriksen: Christian është optimist dhe energjik, por nuk është ende momenti për...

10:22, 03/12/2021

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, dje ka nisur stërvitjet me skuadrën e Odenses në Danimarkë.

Pasi pësoi atak kardiak në Kampionatin Evropian, më në fund Eriksen është rikthyer në stërvitje.

Pas incidentit në “Euro 2020”, mesfushorit iu shtua një defribilator në zemër.

Rregullat në Serie A nënkuptojnë se një lojtar me këtë implant nuk lejohet të luajë në futbollin profesionist.

Në një intervistë, agjenti i Eriksen ka folur për të ardhmen e klientit të tij.

“Ashtu si çdo person që ka përjetuar atë që ka Christian, ai po punon për shërimin e tij. Atij i pëlqen ta bëjë këtë në mjedisin e tij në Milano ose kur është në Danimarkë, privatisht, në vendin e tij të lindjes.

Herë pas here, kur ai është një kohë në Danimarkë dhe kur i pëlqen, ai mund të stërvitet me Odensen. Ky është një gjest i madh i ish-klubit të tij.

Chris ka një karakter pozitiv, optimist dhe energjik, por nuk është ende momenti për të folur për futbollin. Vetëm Christian do të vendosë nëse dhe kur do të vijë ky moment”, tha agjenti i mesfushorit.

29-vjeçari, ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2024, ndërsa mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco