Misioni përfundoi, Karrik largohet nga Manchester United

Misioni përfundoi, Karrik largohet nga Manchester United

10:10, 03/12/2021

Majkëll Karrik fitoi dy dhe barazoi një ndeshje në stolin e Manchester United në tri ndeshjet që i drejtoi.

Ai do të vijonte të ishte trajner i skuadrës së parë pas uljes së Ralf Rangnikut në stol ashtu si me Solskjaerin, por menjëherë pas fitores së djeshme ndaj Arsenalit ai dha dorëheqjen:

“Kohës sime në këtë klub të shkëlqyer që do ta rendis gjithnjë si të më të mirat e karrierës sime, i erdhi fundi. Kur firmosa për herë të parë mbi 15 vite më parë, nuk do ta imagjinoja as në ëndrrat më të bukura që do të fitoja kaq shumë trofe.

Megjithatë, pas shumë analizash dhe diskutimesh vendosa se tani është momenti i duhur për mua që të largohem nga klubi. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët dhe stafin.

Do të doja të uroja Ralfin, stafin, lojtarët dhe tifozët shumë suksese në të ardhmen. Do të vij t’iu shoh si tifoz”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco