Sheikët nuk ndalen, nisin negociatat për blerjen e klubit të Seria A

Sheikët nuk ndalen, nisin negociatat për blerjen e klubit të Seria A

10:06, 19/11/2021

Sheikët e ri të Njukasëllit, nuk kanë synim blerjen vetëm të Interit, por tani më kanë hyrë në garë edhe për blerjen e aksioneve të Fiorentinës.

Këtë lajm e ka publikuar fillimisht eksperti i merkatos i cili është dhe njëkohësisht gazetar sportiv, Alfredo Pedula i cili ka deklaruar se fondi “PIF” nga Arabia Saudite që ka mazhorancën e aksioneve të Njukasëllit është e interesuar për klubin vjollcë duke bërë kështu blerjen e dytë të një skuadre në Europë, pas bardhezinjve në Premier Ligë.

Fondi “PIF”, i drejtuar nga Princi i Kurorës Saudite, Mohamad Bin Salman, ka bërë shumë bujë javët e fundit.

“PIF” quhet Fondi i Investimeve Publike dhe ka asete me vlerë 430 miliardë dollarë, duke përfshirë pronat kryesore në marka të ndryshme, nga Pinterest tek Starbucks tek Uber, ka disa kompani që shohin gjithashtu mbështetjen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco