Barça po përgatit rikthimin e madh në klub!

Barça po përgatit rikthimin e madh në klub!

12:12, 10/11/2021

I larguar nga Barcelona në vitin 2016 për të jetuar përvojën në Itali (Juventus) dhe Francë (PSG), Dani Alves u kthye më pas në vendlindje për të veshur fanellën e Sao Paulo-s. Por dy vjet pas mbërritjes në Brazil, mbrojtësi i djathtë tani është pa një klub pasi aventura e tij me Paulista Tricolor përfundoi në mes të shtatorit. Por, në moshën 38-vjeçare, Alves ka ende dëshirë për të luajtur.

Disa javë më parë, Alves dërgoi një mesazh për të ardhmen e tij : “ Nëse Barça mendon se ka nevojë për mua, thjesht duhet të më telefonojë. Mendoj se ende mund të kontribuoj kudo, por më shumë te Barça për shkak të numrit të të rinjve që ka në klub. " Është e qartë, Daniel Alves është gati të kthehet tek Barcelona së shpejti për të ndihmuar klubin dhe mbikëqyrë talentet e rinj. Kjo është diçka e mirë, pasi klubi katalan është i interesuar për kthimin e tij në “Camp Nou”.

Siç zbulohet nga “UOL Esporte” , Daniel Alves pritet të takohet me drejtuesit e Barçës këtë javë për të folur për të ardhmen e tij dhe rrjedhimisht një rikthim të mundshëm tek Barcelona në janar të vitit 2022. Sigurisht, detajet rreth kontratës dhe pagës së tij do të zgjidhen shpejt.

Kjo ka qenë edhe një kërkesë e Xavi Hernandez i cili e kërkon në skuadër për të ndihmuar lojtarët e tjerë që të kuptojnë filozofinë e tij të lojës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco