Federata e Futbollit të Kosovës i akreditoi vetëm tetë media spanjolle, të tjerat u tërhoqën

Federata e Futbollit të Kosovës i akreditoi vetëm tetë media spanjolle, të tjerat u tërhoqën

09:50, 07/09/2021

Më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Spanjës për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Gazeta spanjolle sport.es shkruan se Federata e Futbollit të Kosovës i ka akreditur vetëm tetë media spanjolle për ta përcjell këtë ndeshje.

Sipas kësaj gazete disa media janë tërhequr para se t’iu dal ndonjë surprizë e pakëndshme.

“Për momentin, federata kosovare ka bërë shumë probleme me akreditimin e mediave spanjolle. Së fundi, ajo ka dhënë vetëm tetë akreditime. Disa media madje kanë zgjedhur të japin dorëheqjen vullnetarisht para se të hasin në një surprizë të pakëndshme”.

Spanja është një nga pesë vendet evropiane që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Për këtë arsye në ndeshjen e kaluar ishte në dyshim nëse në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla nëse do të intohnohej himni i Kosovës dhe nëse në këtë stadium do të valëvitej flamuri i shtetit.

Por, këto të dyja ndodhën.

Në ndeshjen e 31 marsit mediat spanjolle sidomos ai shtetëror nuk iu referuan Kosovës si shtet por si terror i Kosovës apo si Federata e Futbollit të Kosovës, duke e shfaqur emrin e vendit tonë si kos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco