Shpresat U-21 për qamet, Çekia e mund bindshëm

Shpresat U-21 për qamet, Çekia e mund bindshëm

21:30, 06/09/2021

Zhgënjim total i Kombëtares Shpresa! Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, u mposhtën me rezultatin 4-0 nga Çekia U-21 në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Shqipëria nuk regjistroi asnjë gjuajtje në portën e vendasve, kundrej 15 të çekëve.

Pavarësisht se trajneri Bushi, mori si përforcim Ernest Muçin dhe mbrojtësin Mitaj, kuqezinjtë ishin shumë larg pritshmërive, duke mos treguar asgjë në fushën e lojës. Vlen të theksohet fakti se dy golat e para u pësuan si pasojë e 2 gabimeve amatore të portierit Aliaj.

Pjesë e parë skandaloze ishte me të vërtetë skandaloze, ku u pësuan 3 gola. Edhe në fragmentin e dytë të lojës, Shqipëria, nuk tregoi thuajse asgjë, duke e mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Mitajt, në minutën e 71-të.

Kombëtarja Shpresa ndodhet në Grupin G në këto kualifikuese së bashku me Kosovën, Çekinë, Anglinë, Slloveninë e Andorrën. Në përballjen e parë  ndaj Andorrës Shqipëria fitoi 0-3 ndaj Andorrës.

FT: ÇEKI U-21 – SHQIPËRI U-21 4-0

Ostrak 6′, Fila 13′, Danek 35′, Sulç 83′

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco