Zbulohet shkaku, Pele në spital për shkak të një tumori

Zbulohet shkaku, Pele në spital për shkak të një tumori

20:32, 06/09/2021

Legjenda e futbollit Edson Arantes do Nascismento , ' Pelé ', iu nënshtrua një operacioni të Shtunën e kaluar për të hequr një tumor në zorrën e trashë  në një spital në Sao Paulo.

"Miqtë e mi, faleminderit shumë për mesazhet e dashurisë. Falenderoj Zotin që më bëri të ndihem shumë mirë dhe që i lejoi mjekët Fabio dhe Miguel të kujdesen për shëndetin tim", shkroi ish-lojtari 80-vjeçar.

Pelé u pranua 6 ditë më parë për ekzaminime rutinë në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo. Shëndeti i kampionit tre herë botëror është dobësuar vitet e fundit, gjë që, së bashku me pandeminë, e ka mbajtur atë praktikisht të mbyllur në shtëpinë e tij në bregdetin e Sao Paulo me familjen dhe miqtë e tij më të ngushtë, dhe larg fokusit të medias.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco