'Media Metri': Kosovë-Greqi u shikua gati dy herë më shumë se Shqipëri-Hungari

'Media Metri': Kosovë-Greqi u shikua gati dy herë më shumë se Shqipëri-Hungari

18:43, 06/09/2021

Kosova mbrëmë arriti barazim në minutat shtesë të ndeshjes kundër Greqisë në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”.

Kjo ndeshje u përcoll me interesim të madh të futbolldashëve, gjë që e tregon edhe shikueshmëria që pati mbrëmë.

Sipas “Media Metri”, kompani e specializuar që bën matjen e shikueshmërisë, Kosovë-Greqi u shikua në RTK nga 440.997 shikues, që ishte dukshëm më shumë sesa ndeshja tjetër kualifikuese ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë.

Kjo ndeshje u shikuar nga 244.092 telespektatorë, apo gati përgjysmë më pak sesa ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco