Pele në spital, legjenda braziliane prej 6 ditësh i shtruar

Pele në spital, legjenda braziliane prej 6 ditësh i shtruar

17:38, 06/09/2021

Legjenda e futbollit, Pele prej gjashtë  ditësh është i shtruar në spital për një problem shëndetësor ende të pazbuluar.

Mësohet se 80 vjeçari nuk është i sëmurë rëndë, por ka gati një javë në spital.

Faqja e lajmeve Globo tha se Pele po kryente ekzaminimet rutinë në Spitalin Albert Einstein të Sao Paulos.

Menaxheri i biznesit gjithashtu reagoi duke thënë se nuk kishte arsye për t’u shqetësuar.

Frika e madhe mbizotëron pasi disa ditë më parë u raportua se legjendës i kanë të fikët, por më pas zërat u mohuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco