Mediat serbe nuk e harrojnë Granit Xhakën, ja çka shkruajnë për mesfushorin e Arsenalit

Mediat serbe nuk e harrojnë Granit Xhakën, ja çka shkruajnë për mesfushorin e Arsenalit

17:36, 06/09/2021

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, dy ditë më parë i kishte shkruar direkt mesfushorit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, se duhet ta marr vaksinën, pasi ky i fundit është prekur nga COVID-19.

Portugezi e shfrytëzoi rrjetin social “Instagram” për t’i komentuar Xhakës që ka vendosur të refuzojë vaksinimin.

“Merre vaksinën Granit dhe je i sigurt”, ka shkruar portugezi.

Nuk ka munguar as përgjigja e Granitit, duke e falënderuar trajnerin. Megjithatë, skandaloz lidhur me lajmin ka qenë titulli i gazetës serbe, Blic.rs, ku thuhej: “Zvicerani i urryer nga e gjithë Serbia mori një koment të paparë nga – Jose Mourinho! Pas këtij postimi në Instagram, asgjë nuk do të jetë e njëjtë!”

Xhaka ua bëri me dije serbëve së edhe pse luan të Kombëtarja zvicerane është shqiptar me zemër, në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë ku shënoi golin e barazimit, dhe Shaqiri atë të fitores.

Serbët ishin tronditur, pasi nuk e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur, e dy lojtarët vijnë nga ky vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco