FIFA reagon ashpër pas ngjarjes dëshpëruese në ndeshjen Brazil – Argjentinë

FIFA reagon ashpër pas ngjarjes dëshpëruese në ndeshjen Brazil – Argjentinë

17:32, 06/09/2021

FIFA është ndjerë thellësisht e dëshpëruar me ngjarjen e ndodhur në sfidën ndërmjet Brazilit e Argjentinës.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka thënë se skenat që kanë çuar në pezullimin e ndeshjes eliminatore të Botërorit 2022 janë për keqardhje.

Ndeshja e të dielës mbrëma ishte ndërprerë pas vetëm pesë minutave, kur autoritetet shëndetësore braziliane ishin futur në fushë, duke kërkuar largimin e tre lojtarëve argjentinasë që luajnë në Premier League, duke thënë se ata kanë thyer protokollet anti-COVID, pasi është dashur të karantinohen.

FIFA ka thënë se ka marrë raportet e para nga referët dhe delegati, ndërsa do të analizohen nga organet kompetente.

“FIFA ndjen keqardhje për skenat që çuan në pezullimin e ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës për eliminatoret për Botërorin 2022, që parandaloi miliona tifozë nga shijimi i ndeshjes mes dy përfaqësueseve më të rëndësishme në botën e futbollit. Raportet e para të zyrtarëve janë dërguar te FIFA. Informatat do të analizohen nga organet kompetente dhe një vendim do të merret së shpejti”, thuhet nga FIFA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco