Ronaldo nuk është dakord me Solskjaer për pozicioni në fushë

Ronaldo nuk është dakord me Solskjaer për pozicioni në fushë

17:02, 06/09/2021

Cristiano Ronaldo nuk pajtohet me Ole Gunnar Solskjaer në pozicionin e tij më të mirë te Manchester United.

Të paktën kjo është ajo që Paulo Di Canio mendon, me ish-yllin e Ëest Hamit që sugjeroi se pesë herë fituesi i Topit të Artë është kthyer në Old Trafford për të kërkuar vendin e tij në krah-jo për të luajtur qendërsulmues.

Ronaldo filloi karrierën e tij si anësor dhe vazhdoi kështu edhe te Djajtë  Kuq, Real Madridi dhe te Juventusi.

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Di Canio tha: “Ronaldo do të përmirësojë nivelin teknik, por ai bashkohet me një ekip me shumë sulmues”.

“Solskjaer tha se e shihte atë si një qendërsulmues, por Ronaldo nuk donte ta bënte këtë në Juventus”.

“Unë ende e shoh atë duke filluar nga e majta, por United ka lojtarë të tjerë në të njëjtin pozicion, përfshirë Sanchon, i cili u transferua për 85 milionë euro”.

Di Canio shtoi: “[Marcus] Rashford do të kthehet, [Mason] Greenëood dhe [Anthony] Martial gjithashtu. Solskjaer i lë sulmuesit e tij të lirë përpara, kështu që kjo mund të jetë e mirë për Ronaldon”.

 “Ka entuziazëm, por mbetet për t’u parë nëse Ronaldo do të jetë një prani si ajo e Zlatan [Ibrahimovic]. Ndonjëherë, lojtarët e rinj pa shumë personalitet nuk e kuptuan se ai donte më të mirën prej tyre”.

Ronaldo do të bëjë debutimin e tij të dytë për Manchester United më 11 shtator kur Djajtë e Kuq do të luajnë me Newcastlen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco