Statistikat e Lukakut, ka shënuar 50 gola me Belgjikën në 50 ndeshjet e fundit

Statistikat e Lukakut, ka shënuar 50 gola me Belgjikën në 50 ndeshjet e fundit

11:30, 06/09/2021

Kombëtarja e Belgjikës zhvilloi mbrëmë ndeshjen e radhës ndaj Çekisë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit “Katar 2022”, duke triumfuar me rezultat të pastër 3-0.

Golat për belgët i shënuan Romelu Lukaku, Eden Hazard dhe Alexis Saelemaekers.

Për sulmuesin belg, Lukaku, tashmë është diçka rutinë të shënojë për Belgjikën.

Ai u nderua mbrëmë para fillimit të ndeshjes, pasi arriti paraqitjen e tij jubilare të 100-të me fanellën e Belgjikës, duke realizuar 67 gola në total.

Belgu gjatë këtyre 67 golave, 50 i ka realizuar në 50 paraqitjet fundit me kombëtaren, që është një statistikë tejet impresive me mesatare të një goli për çdo ndeshje.

Lukaku është golashënuesi më i mirë në historinë e Belgjikës, i ndjekur nga Eden Hazard që vjen i dyti me 33 gola të realizuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco