Revoltohet Messi: Kjo është një çmenduri, është cirk

Revoltohet Messi: Kjo është një çmenduri, është cirk

22:05, 05/09/2021

Një kaos i paprecedent ka shpërthyer në ndeshjen mes Brazilit dhe Argjentinës, kur autoritetet shëndetësore vendase kanë urdhëruar që të ndërpritet menjëherë ndeshja.

4 lojtarë të Argjentinës që luajnë në Premier Ligën kanë qenë titullarë kundër Brazilit dhe pas vetëm gjashtë minutave lojë, personeli shëndetësorë me policinë kanë ndërprerë takimin.

Kjo ndodhi për arsye të rregullave të Premier Ligës që ndalojnë lojtarët të udhëtojnë në Amerikën Jugore pa qëndruar 14 ditë në karantinë.

Pasi u ndërpre ndeshja, ka reaguar edhe ylli i PSG-së, Lionel Mesi, që e ka quajtur cirk këtë problem.

“Ata mund të na ndalonin para tre ditëve kur arritëm. Pse tani duhet të prisnin derisa të nis ndeshja? Kjo është çmenduri. Është cirk”, u dëgjua duke thënë argjentinasi në një televizion.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco