Teuta – Vllaznia/ Tensione dhe raste pafund, mbyllet pjesa e parë e finales së Superkupës së Shqipërisë

Teuta – Vllaznia/ Tensione dhe raste pafund, mbyllet pjesa e parë e finales së Superkupës së Shqipërisë

19:59, 28/08/2021

Ka përfunduar në barazim 0-0 pjesa e parë e finales së Kupës së Shqipërisë  mes Teutës dhe Vllaznisë.

Ka qenë një 45 minutësh mjaft i “zjarrtë” me dy skuadrat që krijuan raste të shumta, por që për fatin e tyre të keq nuk u konkretizuan me gol.

Vetëm tre minuta pasi kishte nisur loja, shkodranët provuan të gjejnë golin e avantazhit, me anë të Jonuzit, i cili provon nga jashtë zonës me një gjuajtje të fortë, por sfera grushtohet nga portieri Qirko e më pas mbrojtja largon rrezikun.

Në minutën e 8’ durrsakët organizuan  një sulm të shpejtë duke i mundësuar Dajës të dalë në pozicion ballor. Mesfushori gjuan drejt portës por gjen të gatshëm Zogoviç me grushtimin e tij.

Vetëm një minutë më pas Teuta krijoji një tjetër rast për gol. Gorgiev hyn në zonë pas një topi të gjatë duke kontrolluar mirë e gjuajtur, por Zogoviç ndërhyn në momentin e fundit dhe bllokon sferën ndërsa më pas Plaku e dërgon në duart e portierit.

Nuk munguan as tensionet midis të dyja skuadrave, të cilët në nerva e sipër u përplasën midis tyre, duke krijuar një situatë të vështirë për arbitrin Kridens Meta, i cili nuk kurseu kartonin e verdhë për Aleksin dhe Latifin.

Vllaznia pati edhe një shans të mirë për gol, por Latifit i mohohet goli nga Selmani. Mbrojtësi ndërhyn në momentin e fundit dhe i heq topin nga këmbët sulmuesit duke shpëtuar katërkëndorin e tij nga një situatë e vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco