VIDEO/ Nis vrrullshëm sfida, Teuta dhe Vllaznia i afrohen golit

VIDEO/ Nis vrrullshëm sfida, Teuta dhe Vllaznia i afrohen golit

19:31, 28/08/2021

Ka nisur në vrrullëshëm finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Vllaznisë.

Të dyja skuadrat kanë kërkuar golin e avantazhit, dhe mundësit e para janë shfaqur.

Fillimisht ishin shkodranët që patën shansin për të kaluar në avantazh.

Në minutën e 3’ Jonuzi provon nga jashtë zonës me një gjuajtje të fortë, sfera grushtohet nga portieri Qirko e më pas mbrojtja largon rrezikun.

Pak minuta më vonë durrsakët u kundërpërgjigjën me Dajën.

Në minutën e 8’ Teuta organizon një sulm të shpejtë duke i mundësuar Dajës të dalë në pozicion ballor. Mesfushori gjuan drejt portës por gjen të gatshëm Zogoviç me grushtimin e tij.

Vetëm një minutë më pas Teuta krijoji një tjetër rast për gol.

Në minutën e 9’ Gorgiev hyn në zonë pas një topi të gjatë duke kontrolluar mirë e gjuajtur, por Zogoviç ndërhyn në momentin e fundit dhe bllokon sferën ndërsa më pas Plaku e dërgon në duart e portierit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco