Bundesliga: Leverkusen mposht Augsburgun dhe merr kreun, Freiburg mban ritmin

Bundesliga: Leverkusen mposht Augsburgun dhe merr kreun, Freiburg mban ritmin

18:51, 28/08/2021

Java e tretë e Bundesligës vijoji këtë të shtunë pas fitores së Borussia Dortmund ditën e djeshme kundër Hoffenheim (3-2).

Bayer Leverkusen shfrytëzoi rastin për të marrë kreun e kampionatit, pas fitores 4-1 kundër Augsburg.

Leverkusen kaloi në avantazh të dyfishtë pas dy autogolave të e Iagos (1-0, 3) dhe Florian Niederlechner (2-0, 14).

Ky i fundit megjithatë e kompensoi gabimin duke ngushtuar rezultatin (2-1, 30).

Moussa Diaby iu mohua një gol (43), por Leverkusen sërish u shfaq më kërkues dhe arriti të realizonte dhe golin e tretë dhe të katërt, falë Patrik Schick (3-1, 75) dhe Florian Wirtz (4-1, 81). Në renditje, Bayer Leverkusen kryeson me shtatë pikë.

Shtutgart u mund 2-3 në shtëpi nga Freiburg në një ndeshje të çmendur ku u shënuan 5 gola në pjesën e parë.

Arminia Bielefeld barayoi 1-1 me Frankfurtin ku golin e vetëm për miqtë e realizoi blerja e re nga Milani, talenti Hauge, Koln mposhti 2-1 në shtëpi Bochum-in ndërsa Mainz mposhti pastër 3-0 Greuther Furthin.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco