Vëllai i Emirit të Katarit 'thumbon' Realin: Jepni paratë për Mbappe ose luani me atë lojtarin e golfit

Vëllai i Emirit të Katarit 'thumbon' Realin: Jepni paratë për Mbappe ose luani me atë lojtarin e golfit

16:32, 26/08/2021

Khalid bin Hamad Bin Khalifa Al-Thani, vëllai i emirit të Katarit Tamim bin Hamad Al Thani i cili zotëron PSG-në, ka tërhequr edhe vëmendje me postimin e bërë në twitter që lidhet me transferimin e mundshëm të Kylian Mbappe tek Real Madrid.

Al Thani krijojë një “ortek” reagimesh dy ditë më parë, kur postoi një fotografi të Messit dhe Ronaldos në fanellat e PSG –së, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin : "Ndoshta?

 Al Thani ka folur sërish, dhe këtë herë reagimi i tij vjen pasi ofertës zyrtare të Realit për Mbappe me vlerë e 160 milionë eurove, të cilën parisienët e refuzuan.

“Nëse keni para për çmimin e rënë dakort, atëherë kontaktoni. Në të kundërt lëreni lojtarin e golfit që të luajë për ju gjatë gjithë sezonit”, shkruan Al Tani duke iu referuar Gareth Bale i cili u shpreh se golfi është bërë më interesant për të se futbolli.

Image

L'Equipe njoftoi sot se PSG kërkon 200 milionë euro për Mbappe dhe se është gati të pranojë një ofertë të tillë nëse Real e bën.

Ata madje theksojnë se PSG beson se Real Madrid mund të tejkalojë rekordin botëror prej 220 milionë eurosh që skuadra e Parisit pagoi për Neymar, megjithëse  e vendosën këtë vetëm si një hipotezë, por nuk përjashtojnë asnjë skenar në lidhje me të ardhmen e Mbappe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco