Kosova kampione e Ballkanit në Beach Volley U20

Kosova kampione e Ballkanit në Beach Volley U20

22:16, 20/08/2021

Kosova është fituese e Kampionatit Ballkanik në Beach Volley U20 në konkurencen e femrave. Dyshja Yllka Jashari / Agnesa Koxha kanë arritur të fitojn titullin duke mposhtur në finale kombëtaren e Maqedonisë me rezultat 2:0 në sete.

Në konkurencen e meshkujve  dy ekipet nga Turqia arritën të fitojnë dy vendet e para, duke u takuar në finale me njëra tjetren. Vendin e tretë arriti ta fitoj Kosova, respektivisht dyshja Maliqi / Bajrami. 

Në finale të Kampionatit Ballkanik prezent ishin edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi, Milaim Kelmendi nënpresident i KOK, drejtori i Departamentit të Sportit z.Fitim Arifi, drejtori i sportit në komunën e Prishtinës Fitim Rexha dhe personalitete tjera.  
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco