Edhe Luksemburgu me katër fitore, nesër ndeshet me Kosovën

Edhe Luksemburgu me katër fitore, nesër ndeshet me Kosovën

21:42, 20/08/2021

Luksemburgu ka shënuar fitoren e katërt me radhë, duke mundur Gjibraltarin me rezultat 88:41 (20:9, 29:16, 26:6, 13:10), në FIBA European Challenger, që po zhvillohet në Prishtinë për U16.

Luksemburgu ishte favorit dhe e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 20:9. Luksemburgasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, 29:19, duke shkuar në pushim me shifrat 49:25. 
Basketbollistët e rinj të Luksemburgut ishin më të mirë edhe në periodën e tretë, që e fituan bindshëm 26:6, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:31. Ata menaxhuan lojën edhe në 10 minutat e fundit për të fituar me rezultat 88:41. 
Luksemburgu ka katër fitore në katër ndeshje, ndërsa Gjibraltari një fitore dhe tri humbje. 

Ndeshjet e fundit në grupe do të zhvillohen të shtunën, ndërsa sfida më interesante është mes Kosovës dhe Luksemburgut nga ora 20:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco