Klop i emocionuar: Na kanë munguar shumë tifozët

Klop i emocionuar: Na kanë munguar shumë tifozët

20:48, 20/08/2021

Liverpool është gati për duelin me Bunrley. “The Reds”, të cilët fituan 0-3 ndaj Norwich takimin e parë të sezonit të ri në kampionat, nesër (13:30) luajnë në “Anfield”.

Trajneri i skuadrës angleze, Jurgen Klopp flet për mediet rreth kësaj ndeshje, duke u shprehur i lumtur që më në fund do të ketë tifozë në stadium pas plot 530 ditëve.

“Një ndeshje aspak e lehtë, ata na mposhtën në shtëpinë tonë herën e fundit. Ishte një ndeshje e çuditshme, Burnley e meritoi fitoren, por ai takim nuk ka lidhje me realitetin.

Rikthehemi të luajmë me tifozë pas 530 ditësh dhe do të tentojmë të luajmë ndeshjen perfekte. Mezi po presim të dëgjojmë sërish koret e tifozëve tanë.

Na ka marrë malli të festojmë me tifozët tanë“, deklaroi trajneri gjerman, i cili ka nisur sezonin e shtatë në pankinën e Liverpoolit.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco