Statistikat interesante/ Ja si ndikoi VAR-i në gjykim, krahasimi i ‘Euro 2020’ me ‘Francë 2016’

Statistikat interesante/ Ja si ndikoi VAR-i në gjykim, krahasimi i ‘Euro 2020’ me ‘Francë 2016’

10:52, 15/07/2021

24 ekipe dhe 51 ndeshje, ky ishte Evropiani i cili na mbërtheu para ekranit për një muaj rresht.

Të gjithë luftuan për të qenë në krye të Evropës, por ishte Italia ajo që triumfoi.

Pas përfundimit të kompeticionit janë nxjerrë faktet dhe statistikat kryesore të arbitrimit.

Nga statistikat e bëra publike nga Rosetti, numri i faulleve dhe i kartonëve të verdhë ishte më i vogël se në vitin 2016, në Evropianin që u zhvillua në Francë.

Numri i faulleve në krahasim me EURO 2016 (51 ndeshje)

2020: 1,113

2016: 1,290

Kartonët e verdhë në krahasim me EURO 2016 (51 ndeshje)

2020: 152

2016: 205

Kartonët e kuq në krahasim me EURO 2016 (51 ndeshje)

2020: 6

2016: 3

Por dënimet në krahasim me 2016 ishin më shumë, kjo falë sistemit VAR

Dënimet në krahasim me EURO 2016

2020: 17 - 6 erdhën nga ndërhyrja VAR, të gjithë ishin 100% të saktë

2016: 12

"VAR ndihmoi në sigurimin e një vlerësimi më të saktë të incidenteve në zonën e penalltisë”, u shpreh Roseti, duke mbyllur dhe intervistën  e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco