Llapi kërkon të bëjë befasinë në “Fadil Vokrri” ndaj Shkupit

Llapi kërkon të bëjë befasinë në “Fadil Vokrri” ndaj Shkupit

09:58, 15/07/2021

KF Llapi sonte do të ndeshet me Shkupin në kuadër Europa Conference League.

Sonte në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, KF Llapi do të përballet me Shkupin në kuadër të kualifikimeve për Europa Conference League, shkruan lajmi.net.

Llapjanët janë të motivuar për të bërë paraqitje sa më të mirë, por atyre iu duhet të shënojnë më shumë se dy gola për tu kualifikuar pasi Shkupi triumfoi 2-0 në ndeshjen e parë.

Risi në këtë takim është që pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, do të lejohen tifozët me 30% të kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” që do të mund të kontribuojë në motivimin e mëtutjeshëm të Llapit për të rikthyer gjithçka.

Edhe trajneri Batatina e theksoi faktin se rikthimi i tifozëve mund të jetë një shtysë e madhe per Llapin në këtë takim.

Ndeshja, KF Llapi – Shkupi fillon në orën 20:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco