Liga e Konferencës, Partizani për formalitet në Moldavi, Vllaznia kërkon revanshin

Liga e Konferencës, Partizani për formalitet në Moldavi, Vllaznia kërkon revanshin

22:01, 14/07/2021

Ndryshe nga Champions League ku nuk lanë asnjë gjurmë, klubet shqiptare që janë të shumta në Ligën e Konferencës, kanë shanse reale për të avancuar në turin e dytë.

Ata që praktikisht e kanë siguruar kalimin më tej janë kryeqytetasit e Partizanit. Skuadra e Ilir Dajës luan përballë Sfintul Gerorge, moldavët të cilët në Elbasan i mposhti thellë 5-2. Vllaznia do të kërkojë të marrë hak ndaj Shiroki Brijeg përhumbjen 3-1 në Bosnje por edhe për masakrimin me kartonë nga gjyqtari i ndeshjes së parë.

Me rregulloren e re ku goli i shënuar në fushën kundërshtare nuk ka më vlerë, Vllaznia nëse do të arrij të fitojë 2-0, ndeshja do tidrejtohet shtesës dhe penalltive nëse do të jenë të nevojshme.

Edhe Laçi ka shanse konkrete për tu kualifikuar. Kurbinasit u mposhtën 1-0 një javë më parë nga Podgorica dhe tashmë do të kërkojnë përmbysjen duke shfrytëzuar edhe mbështetjen që do të kenë nga tifozët në Elbasan Arena.

Faza e parë e Ligës së Konferencës solli edhe dy derbi shqiptar, atë mes Llapit dhe Shkupit që përfundoi me fitoren 2-0 të kryeqytetasve dhe Deçiçi që luan në Malin e Zi kundër Dritë, takim i mbyllur me fitoren 2-1 të skuadrës kosovare. Struga është klubi tjetër shqiptar që mund të kualifikohet ndërsa ka barazuar në ndeshjen e parë 1-1 me letonezët e Liepajas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco