Ronaldo?! Nedved qetëson tifozët: ‘Do të vijë do të vijë’

Ronaldo?! Nedved qetëson tifozët: ‘Do të vijë do të vijë’

21:30, 14/07/2021

Lëvizja e makinave nga Torino spekuloi lajme rreth largimit të mundshëm të Cristianos Ronaldos nga skuadra e Juventusit.

Por pas shumë kohësh mesa duket se situata është qartësuar pasi Nedved është i bindur se ylli i tyre do të qëndrojë akoma me to

“Do të vijë, do të vijë”.

Kjo ka qenë përgjigjja që zv.presidenti i Juventus, Pavel Nedved, një tifozi bardhezi që e ka pyetur për Cristiano Ronaldo-n jashtë ambienteve të Continassa-s, ku sot ka filluar aventura e re e Massimiliano Allegri në drejtim të bardhezinjve.

Portugezi po shijon pushime me familjen pas lodhjeve në Europian dhe pritet të kthehet në Torino në ditët e ardhshme.

Me përjashtim të lojtarëve të kombëtareve, shokët e tij të skuadrës janë grumbulluar gjatë këtyre orëve për vizitat mjekësore në J Medical.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco