Kalendari i plotë në Seria A, ja të gjitha sfidat e sezonit 2021-2022

Kalendari i plotë në Seria A, ja të gjitha sfidat e sezonit 2021-2022

20:12, 14/07/2021

Kampionët e Italisë, Interi do ta nisë në shtëpi në sezonin e ri teksa do të presë Xhenoan. Milani do të luajë në transfertën e Specia, ndërsa Juvja në transfertën e Udinezes. Roma do të ketë një përplasje me Fiorentinën që në javën e parë, ndërsa Lacio do të luajë në transfertë kundër Empolit.

Salernitana do të luaj në transfertë kundër Bolonjas, ndërsa Kaljari do të pres në shtëpi Specian. Shorti i javës së parë ka rezervuar një përballje të lehtë ër Napoli të cilët do të ndeshen me të sapongjitur e Venecias. Ndërkohë Torino do të pres në shtëpi Atalantën ndërsa Sasuolo do të luajë në transfertë përballë Veronës.

Starton : 22 gusht 2021 Mbaron: 22 maj 2022

Ndeshjet në mesjavë: 22 shtator 2021, 27 tetor 2021, 1 dhjetor 2021, 22 dhjetor 2021 dhe 6 janar 2022

Pushimet dimëror : 26 dhjetor 2021 deri në 2 janar 2022

Grumbullimet me ekipet kombëtare: 5 shtator 2021, 10 tetor 2021, 14 nëntor 2021, 30 janar 2022 dhe 27 mars 2022

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco