Braida: Insigne ideal për Barçën, por e rrezikshme të largohesh nga një vend që të trajtojnë si mbret

Braida: Insigne ideal për Barçën, por e rrezikshme të largohesh nga një vend që të trajtojnë si mbret

18:28, 14/07/2021

Ish drejtori i Bacelonës Ariedo Braida kë aluduar mbi lëvizjen e  mundshme të Insigne të skuadra e Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Sipas tij ai është lojtari perfekt për këtë ekip ku mbi të gjitha e njeh mjaft mirë dhe i përshtatet lojës që bën ekipi.

“ Insigne është profili perfekt për Barcelonën . Ai është i mirë dhe të gjithë e thonë, jo unë. Është pjekur, është rritur shumë. Shumë skuadra e pëlqejnë atë dhe unë e di që ata e pëlqejnë edhe sot në Barcelonë, ka karakteristikat e duhura për mënyrën e të kuptuarit të futbollit në Barca. Klubi, megjithatë, duhet të shikojë me kujdes llogaritë e tyre " . Këto janë fjalët e lëshuara nga Ariedo Braida , ish-  drejtori i Barcelonës dhe aktualisht menaxher i përgjithshëm i Cremonese , në mikrofonat e Radio Kiss Kiss Napoli.

" Megjithatë, nëse do të isha Insigne , unë do të bëja zgjedhjen për të qëndruar në Napoli është mjedisi i tij, do të doja ta shihja në këtu për gjithë jetën, se ai është flamuri i ekipit.  Të largohesh nga vendi ku trajtohesh si një Mbret është një rrezik. Insigne nuk duhet të largohet nga Napoli.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco