Befasuese/ Ja ekipi surprizë që kërkon nënshkrimin me Gareth Bale

Befasuese/ Ja ekipi surprizë që kërkon nënshkrimin me Gareth Bale

17:39, 14/07/2021

Gareth Bale është rikthyer edhe një herë në qendër të merkatos pasi e ardhmja e tij duket se është në dyshim pas përfundimit të huazimit të skuadra e Tottenham.

Një fillim i ri me Los Blancos ishte menduar për një mundësi me ardhjen e Carlo Ancelotti , dhe madje kishte zëra se Uellsiani mund të tërhiqej nga futbolli krejt, por të dyja këto opsione duket se janë përjashtuar.

Një klub surprizë është shfaqur si një destinacion i mundshëm për sezonin e ardhshëm.

Sipas informacioneve klubi i cili duket se e ka shumë seriozisht blerjen e Bale është Cardiff City, por edhe Tottenham nuk qëndron jashtë listës për 31 vjeçarin uellsian.

Gazeta ‘Marca’ shkruan se një interesim për të kanë shfaqur klubet nga SUperliga e Kinës por edhe MLS saktësisht ekipi Inter Miami i David Beckham.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco