E bujshme, Zidan shumë pranë stolit të Francës

E bujshme, Zidan shumë pranë stolit të Francës

17:07, 14/07/2021

Trajneri francez pritet të emërohet trajner i ‘Gjelave’ në vend të Didier Deschamps për t’i udhëhequr ata drejt botorit që do të luhet në Katar

Zinedine Zidane është i gatshëm për punën e re. Trajneri i suksesshëm francez u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar.

“Zizou” do ta zëvendësojë Didier Deschampsin në rrugëtimin drejt Botërorit të Katarit. Për këtë siguron e përditshmja spanjolle “Marca”.

Deri tani, ai e ka drejtuar vetëm Real Madridin, me të cilin e fitoi Champions Leaguen tri herë. E kjo do të jetë eksperienca e tij e dytë si trajner për legjendarin francez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco