Mungon vetëm firma, Messi në ‘Camp Nou’ për pesë sezone

Mungon vetëm firma, Messi në ‘Camp Nou’ për pesë sezone

16:55, 14/07/2021

Legjenda e Barcelonës, Leo Mesi pritet të hedhë firmën për zgjatjen e kontratës për pesë sezone me ekipin bleugrana.

Siç njoftojnë “Sport dhe “L’Esportiu”, tashmë është arritur marrëveshja midis palëve dhe mungon zyrtarizimi.

Leo është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin e fëmijërisë, ku do të fitojë 20 milionë euro në sezon, jo shifra të larta në krahasim siç ishte raportuar javëve të fundit.

Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë Messi me kontratën e re, do të fitojë diku rreth 40 përqindëshin e rrogës që ka pasur në kontratën e fundit që i ka skaduar më 30 qershor.

Messi kishte oferta nga PSG dhe Manchester City, dhe pothuajse 100% i sigurt që të largohet vitin e kaluar, por kundër dëshirës së tij qëndroi në “Camp Nou” dhe brenda një viti, me ardhjen e Joan Laportës, ndryshoi gjithçka dhe Messi, u pajtua që të vazhdojë të luajë në klubin e fëmijërisë, ku synon të fitojë shumë më shumë, pasi i beson projektit të presidentit të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco