Donnarumma i thotë lamtumirë Milanit, ja si i përgjigjet klubi

Donnarumma i thotë lamtumirë Milanit, ja si i përgjigjet klubi

14:02, 14/07/2021

Gigio Donnarumma së shpejti do të nënshkruajë me PSG deri në vitin 2026 ku do të fitojë më shumë 10 milion euro por tifozët e skuadrës së Milanit nuk e falin portierin për këtë largim.

Donnarumma, nga ana e tij, ka publikuar një letër në rrjetet e tij sociale, duke shpjeguar zgjedhjen: 

'Ka vendime të vështira, por ato janë pjesë e rritjes së një burri. Kam ardhur në Milano kur isha fëmijë, e mbaja atë fanellë për 8 vjet me krenari. Ne luftuam vuajtëm, fituam, qamë dhe festuam së bashku, vite të jashtëzakonshme që nuk do t'i harroj kurrë.

Tani është koha të them lamtumirë, një vendim që nuk ka qenë i lehtë dhe një postim nuk do të të jetë e mjaftueshme për ta shpjeguar atë, ndoshta unë kurrë nuk do të jem në gjendje ta bëj atë, sepse ndjenjat e thella nuk mund të shprehen me fjalë. Ajo që mund të them është se ndonjëherë është e drejtë të zgjedhësh një ndryshim, të përballesh me sfida të reja, të rritesh dhe të plotësohesh.

Të gjithe kuq e zinjte do të jenë një pjesë themelore e udhëtimit tim, kjo më bëri atë që jam sot. I uroj Milanit çdo sukses të mundshëm dhe e bëj nga zemra, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që koha dhe distanca nuk do ta fshijnë'.

Postimi i portierit mori mbështetjen dhe dashurinë e disa ish-kolegëve, ndërsa shumica e tifozëve vazhduan ta kritikojnë.

Sidoqoftë, mes komenteve u shfaq edhe vetë skuadra Milanit :

'I dashur Gigio, faleminderit për atë që na ke dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, kuq e zinjte, të urojnë më të mirën për karrierën tënde. Me dashuri . Është fundi i trishtuar i një historie të bukur futbolli, por Gigio tashmë po shikon përpara: ai është kampion evropian dhe do të synojë Ligën e Kampionëve me PSG' - shkruan faqja e skuadrës në postimin e Gigios.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco