Vllaznia në zi, ndahet nga jeta ish-mesfushori

Vllaznia në zi, ndahet nga jeta ish-mesfushori

11:42, 14/07/2021

Lajm i trishtë për skuadrën e Vllaznisë, ku mëngjesin e sotëm në moshën 60-vjeçare është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë që vuante prej kohësh, ish-mesfushori, Aziz Gruda.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë skuadra shkodrane me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ku shkruajnë se Gruda ka kontribuar me vite me radhë në sukseset e Vllaznisë ku u shpall kampion në sezonin 1991-1992.

Image

Njoftimi i klubit të Vllaznisë

“Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare ish- futbollisti i Vllaznisë Aziz Gruda. Lojtari që ka kontribuar për disa vite me radhë në sukseset e skuadrës tonë, duke e shpallur edhe kampione atë në sezonin 1991-92, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe si rrjedhojë nuk ka mundur dot t’i rezistojë duke i dhënë lamtumirën familjes së tij, por edhe të gjithë njerëzve të njohur në një moshë të re. Kjo padyshim që është një humbje e madhe edhe për KF Vllaznia, i cili i gjendet pranë familjarëve dhe të afërmve të tij në këtë moment të vështirë.

I përjetshëm qoftë kujtimi yt Aziz Gruda!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco