Atletja e gjashtë më e shpejtë në botë humbet Lojërat Olimpike për shkak të marijuanës

Atletja e gjashtë më e shpejtë në botë humbet Lojërat Olimpike për shkak të marijuanës

17:27, 02/07/2021

Atletja amerikane Sha'Carri Richardson nuk do të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio për shkak të pirjes së mariuanës.

Sha’Carri Richardson mori pjesë në kualifikueset e  100 metrave në SHBA në qershor, duke arritur të kualifikohej për Lojërat Olimpike, por me sa duket nuk do ta shikojmë në Tokio sepse ajo dështoi në një test doping për konsum marijuane.

Image

Marihuana është në listën e substancave të ndaluara të Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA), dhe nëse rezultati del pozitiv, sportisti rrezikon pezullim nga një muaj deri në dy vjet.

Edhe nëse i jepet dënimi minimal, atletja nuk do të marrë pjesë, pasi Lojrat Olimpike mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht.

Image

Richardson shkroi në Twitter me mesazhin, "Unë jam njeri", dhe një numër fansash e mbështetën atë sepse ata menduan se ajo nuk kishte gabuar.

Sprinterja 21-vjeçare aktualisht është femra e gjashtë më e shpejtë në botë me një kohë prej 10.72 sekonda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco